Në pallatet e vjetra të Qendrës tubat galvanizuar kanë dekada nën suva: korrozioni hap vrima të vogla që lagin murin për muaj përpara se të duket njolla. Ndërkohë në apartamentet e reja të Lungomares rrjedhja më e shpeshtë vjen nga lidhjet e instalacioneve të shtypura nën pllaka — të pakontrollueshme pa instrumente.
Shenjat tipike: mur që mbetet i njomë edhe në verë, bojë që fryhet, fatura uji që rritet pa ndryshuar konsumin, zë i dobët uji kur gjithçka është mbyllur, ose komshiu poshtë që ankohet për tavan të lagur. Çdo ditë shtyrje e rrit dëmin dhe tensionin me fqinjët.
Procedura jonë: kontroll vizual, matje e presionit të rrjetit, skanim me termokamerë për të parë diferencat e temperaturës nën suva, dhe konfirmim me dëgjim akustik. Rezultati: pika e rrjedhjes e shënuar me saktësi centimetrash, raport i shkruar me foto dhe, nëse dëshironi, riparimi vetëm në atë pikë.